MK | SQ

Dubai - Viti i Ri 2018

Dubai Dubai - prej 28.12.2017 deri 04.01.2018

Dita e Parë:

 Fluturimi direkt Shkup - Dubai. Nisja nga Shkupi në orën 13.00. Mbërritja në Dubai në orën 21.00. Transferimi në Hotel në Dubai. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë:
 Mëngjesi në Hotel. Një vizitë panoramike në Dubai ku vizitohen: Kalaja e Al Fahidi, Heritage Village, Pazari i Tekstileve, Pazari i Floririt, Pazari i Parfumeve dhe Erëzave, Shtylla e Famurit, Xhamia Jumeirah, Hoteli Burj Al Arab, Ishulli artificial “The Palm Jumeirah”, Hoteli Atlantis The Palm, Qendra Tregtare e Emirates Mall, ku ndodhet Qendra e Skive, Qendra Tregtare më e madhe në Botë Dubai Mall, dhe Kulla më e lartë në botë Burj Al Khalifa, etj. Fjetje në Hotel.
(Opsionale), Shfaqje me Delfinë dhe Foka në Dolphinarium.

Dita e Tretë: 
Mëngjesi në Hotel.
(Opsionale) Parku Ujor Wild Wadi, me 30 atraksione e lojra ujore, per të gjitha moshat, nga më të lehtat deri te më të vështirat.
Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt:
 Mëngjesi në Hotel. Paradite të lirë.
(Opsionale) Mbasdreke nisja në drejtim të Dunave ku shoferi i specializuar i shkretetirave do ju bëjë një tur në shkretëtirë me fuoristradë. Shëtitje me gamile, Darkë me Zgarë Barbeque në ambjentet karakteristike dhe tradicionale arabe në shoqërinë e kërcimtareve dhe tingujve të bukur të muzikës orientale.
Fjetje në Hotel.

Dita e Pestë:
 Mëngjesi në Hotel.
(Opsionale), Ngjitje në Kullën Burj Khalifa, Kulla më e lartë në botë me 160 kate.
(Opsionale), Drekë ose Darkë ne Hotelin Luksoz Burj Al Arab, 321 m i lartë dhe i vetmi hotel në botë me 7 yje dhe ndodhet 280 m plazhit Jumeirah, ku lidhet me një urë.
Fjetje në Hotel.

Dita e Gjashtë:
 Mëngjesi në Hotel. Shëtitje në Abu Dhabi. Abu Dhabi, Kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Vizitë e xhamisë Sheikh Zayed, kryevepër e arkitekturës, Pallati i Emirateve, Heritage Village, Marina Mall, Ishulli Saadyat, Ishulli Yas ku ndodhet kompleksi Ferrari World dhe pista e garave Formula 1.
(Opsionale) Hyrje në Kompleksin Ferrari, me rreth 20 xhiro dhe atraksione të ndryshme për të gjitha moshat.
Kthimi në Dubai. Fjetje në Hotel.

Dita e Shtatë: 
Mëngjesi në Hotel.
(Opsionale) Parku Ujor Aquaventure, me rrëshqitësen e famshme që kalon nën ujë dhe lojra të tjera ujore.
(Opsionale) Shëtitje panoramike mbi Dubai për 15 minuta me Helikopter.
(Opsionale) Në darkë, shëtitje e organizuar me Anijen “Dhow” ku shijoni pamjet e mbrekullueshme të qytetit, shoqëruar kjo me një darkë bufe tradicionale në ambientet e anijes.
Fjetje në Hotel.

Dita e Tetë: 
Mëngjesi në Hotel. Transferta në Aeroportin e Dubait. Fluturimi direkt Dubai - Shkup. Nisja nga Dubai në orën 9.00. Mbrritja në Shkup në orën 12.00. 

Nisje më 28 Dhjetor - 8 Ditë 999 Euro  dhe 
Nisje më 30 Dhjetor - 6 Ditë 949 Euro.

Me Shume Detaje: Në pagesë përfshihen:
• Bileta e Avionit për Fluturim Direkt Shkup - Dubai - Shkup.
• Transfertat nga Aeroporti në Hotel dhe anasjelltas.
• Akomodimi në Hotel me 3* në Dubai.
• Mëngjeset në Hotel.
• Shëtitjet me Autobuz sipas Programit.
• Guida vendase në disa Shëtitje.

Në pagesë nuk përfshihen:
• Tarifa e vizës së hyrjes në Dubai.
• Të gjithë Ekskursionet "Opsionale".
• Darka Speciale e Vitit të Ri.

Shtesat dhe Tarifat per Ekskursionet Opsionale:
1. Shtesë për Vizë Hyrje - €79
2. Drekë ose Darkë në Hotel Burj Al Arab me Transferte - €188
3. Parku Ujor Aquaventure - €79
4. Parku Ujor Wild Wadi - €75
5. Shfaqje me delfine dhe foka tek Dubai Delphinarium - €35
6. Ngjitje në Ndërtesën më të lartë Burj Khalifa me tranferte - €51
7. Shëtitje dhe Darkë me Kroçiere Dhow me transferte - €49
8. Shëtitje dhe Darkë Safari në Shkretëtirë transferte - €59
9. Shëtitje me Helikopter - €215
10. Darka e Vitit të Ri në:
- Hotel JW Marriott, me Transport të përfshirë (BUFE + PIJE + LIVE DJ) - €159
- Hotel St. Regis 5*L, pa Transport - €239
- Hotel Atlantis, me Transport të përfshirë (BUFE + PIJE + SHAMPANJE + LIVE SHOW) - €829
- Hotel Burj Al Arab, me Transport të përfshirë (BUFE + PIJE + SHAMPANJE + LIVE DJ) - €2400

Lista e çmimeve

1 pax - 999 € Rezervo
2 pax - 1998 € Rezervo